Komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë presionin ndaj Izraelit në mënyrë që ai të pranojë krijimin e një shteti palestinez pas armëpushimit.
Kështu tha të mërkurën kryeministri palestinez Mohammed Mustafa.
“Armëpushimi për të cilin po flasim është kryesisht për shkak të presionit ndërkombëtar. Kjo tregon se presioni po jep rezultat ”, tha Mustafa para një takimi në Oslo kushtuar zgjidhjes me dy shtete në Lindjen e Mesme.
"Izraeli duhet të kuptojë se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e padrejtë, dhe se fuqia e vetos mbi paqen dhe shtetin palestinez nuk do të pranohet apo tolerohet më ”, shtoi ai.



