Ago: Pagesa “të çmendura” deri në 250 euro dita për udhërrëfyesit. Shqipëria u duket vend autentik, interesi i turistëve në rritje

Ago: Pagesa “të çmendura” deri në 250 euro dita për udhërrëfyesit. Shqipëria u duket vend autentik, interesi i turistëve në rritje

Operatorja turistike Blerina Ago tha në “MCN Economy” se pagesat për udhërrëfyesit e guidave variojnë nga 50 në 100 euro në ditë, ndërsa këtë vit janë dëgjuar edhe shifra të çmendura që shkojnë në 200-250 euro në ditë.

Ago tha se interesi në rritje i turistëve për Shqipërinë lidhet me faktin që jemi vend autentik, dhe me faktin që kemi një natyrë ende të paprekur. 

Udhërrëfyesit turistik janë të mirëpaguar sa i përket sezonit, por pastaj janë të detyruar të gjejnë një dypunësim për të përballuar pjesën e mbetur të vitit. Nuk është e vërtet ajo që tha z.Seferi që s’kemi bërë ndonjë gjë të madhe për turizmin. Kur e kemi filluar ne turizmin Shqipëria dëgjohej vetëm në ngjarjet e kronikave të zeza.  Rrogat varen nga angazhimi dhe lloji i udhërrëfimit. Nis nga 50 euro në ditë, sepse fokusohen në bazën e pagesës ditore, dhe shkojnë deri në 100. Këtë vit dëgjuam edhe shifra të çmendura, nuk e di nëse janë të vërteta. Kam dëgjuar edhe për 200-250 euro. Në grupe private, me kërkesa specifike që kërkojnë nivele të larta arkeologjike, kulturore, mund të shkohet në këto shifra. 
Janë vendet e rajonit që kryesojnë listat, pastaj kemi një trend nga vendet e Europës Perëndimore dhe Veri-Perëndimore. Kanë një interes gjithnjë e në rritje pasi Shqipëria u duket vend autentik dhe me një natyrë ende të paprekur. Por është një plagë në sektorin e turizmit, mungesa e statistikave dhe analiza e tyre. Shpresoj që së shpejti të kemi një sistem online që të lehtësojë mbledhjen e të dhënave që të dimë si do jetë industria në 10 vitet e ardhshme”. 

Ago shtoi se ndryshe nga vitet e mëparshme ka vazhduar numri i turistëve edhe përgjatë vjeshtës.  Ajo theksoi se fokusi duhet të jetë te investimet e gjelbërta, ruajtja e natyrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy