Presidenti Bujar Nishani, dekretoi ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugën zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri. Ndryshimet kushtetuese hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Ndërkohë që dekretimi nga ana e presidentit i ndryshimeve në Kushtetutë i hap rrugë edhe miratimit të shtatë ligjeve që rrjedhin nga reforma në drejtësi. parlamenti e kishte parashikuar të miratonte këto ligje në shtator por me sa duket presioni i ndërkombëtarëve është rikthyer duke iu sygjeruar politikës shqiptare që shtatë ligjet të miratohen në séance e fundit parlamentare atë të 28 korrikut. Shtatë ligjet janë të rëndësishme për të zbatuar reformën në drejtësi.
Vonesat në miratimin e tyre shtyjnë në kohë edhe fazat e zbatimit të reformës në drejtësi.



