
Janë së paku 642 fëmijë të cilët kanë mbetur të plagosur që nga nisja e luftës në Ukrainë.
Një shifër e tillë deklarohet nga Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës, duke shtuar se deri më tani janë konfirmuar të paktën 344 fëmijë të vrarë.
Në deklaratën e fundit, nënvizohet se pjesa më e madhe e fëmijëve të vrarë ose të plagosur janë shënuar në rajonin e Donetsk, 342 raste, në Kharkiv 185, në Kiev 116, në Chernihiv 68, në Luhansk 61, në Mykolaiv 53, në Kherson 52 dhe Zaporizhzhia 31.
Ndërkohë janë dëmtuar 2012 struktura arsimore si pasojë e sulmeve ruse, prej tyre 215 të shkatërruara plotësisht.



