
Gjiganti i automjeteve Volkswagen ndërpret prodhimin në Rusi. Një fakt i tillë u komunikua nga grupi i “Wolfsburg”.
“Për shkak të luftës që po zhvillohet nga Rusia, drejtuesit e grupit vendosën që të ndalojnë prodhimin e mjeteve në Rusi. Edhe eksporti do të ndalet menjëherë”, thuhej në deklaratë.
Më 24 shkurt, Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një operacion të posaçëm ushtarak bazuar në një kërkesë të krerëve të republikave të Donbasit.
Lideri rus deklaroi se Moska nuk kishte plane për të pushtuar territoret ukrainase dhe qëllimi ishte çmilitarizimi dhe denazifikimi i vendit.



