
Greqia po përballet me valën e parë të të nxehtit të këtij viti. Akropoli në Athinë, vendi më i vizituar në vend, do të jetë i mbyllur për publikun gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Ministria e Kulturës ka njoftuar se vendi arkeologjik i Akropolit do të jetë i mbyllur nga ora 12 deri në 17 me orën lokale, kjo pasi temperaturat mund të arrijnë deri në 43 gradë.

Për shkak të vapës, të gjitha kopshtet dhe shkollat fillore do të qëndrojnë të mbyllura,
Valët e të nxehtit janë një fenomen i shpeshtë në Greqi, por në pesë vitet e fundit këto fenomene, shpesh të kufizuara në muajt korrik dhe gusht, kanë filluar të shfaqen që në ditët e para të qershorit.



