
Një lajm që ka bërë bujë këtë javë në mediat ndërkombëtare është aplikacioni DEEP SEEK.
Ky aplikacion i zhvilluar nga një kompani kineze u prezantua pak ditë më parë dhe ka arritur të tejkalojë rivalët si “ChatGPT”, duke u bërë aplikacioni falas më i shkarkuar në SHBA.
Ekspertët e Teknologjisë, Mateo Doda, Kejsi Voskopi, Miklivan Beqiraj dhe Maris Basha, të ftuar në programin ‘MCN informacion’, analizojnë efektet pozitive të këtij aplikacioni dhe arsyet pse është bërë kaq i kërkuar, veçanërisht në SHBA.
Mateo Doda:
DEEP SEEK është një kompani kineze që ka lancuar produktin e saj për të zhvilluar modele të avancuara të Inteligjencës Artificiale, ngjashëm me ChatGPT.Ky aplikacion ka ndezur shumë debate për shkak të eficiencës që ka treguar, duke ofruar rezultate pothuajse të barabarta me ChatGPT.
Një nga aspektet që ka bërë bujë është kostoja shumë më e ulët për trajnimin e modeleve të AI.
Ndryshe nga ChatGPT që ka investuar qindra miliona dollarë për trajnimin e modeleve të tij, Deep Seek ka arritur të realizojë të njëjtat rezultate me vetëm 5-6 milionë dollarë. Ky është një zhvillim interesant që mund të sjellë ndryshime në industrinë e AI, pasi ofron mundësi më të mira me kosto më të ulët.
Kejsi Voskopi:
ChatGPT ofron gjithashtu një version pa pagesë, i cili është i aksesueshëm globalisht, por Deep Seek gjithashtu ka opsione pa pagesë, dhe mund të përdoret nga çdo përdorues.Megjithatë, Deep Seek ofron edhe një version me më shumë mundësi dhe mjete të avancuara, që kushton 20 dollarë në muaj për përdoruesit.
Kjo është e mundur për shkak të kostove më të ulëta të zhvillimit të tij, pasi Deep Seek është një projekt startup nga Kina, që i mundëson të ofrojë një shërbim të disponueshëm për më shumë njerëz në platforma si iPhone dhe Android.
Miklovan Beqiraj:
Një aspekt i rëndësishëm që duhet përmendur është modeli Open Source, që do të thotë se kushdo mund të ketë akses në kodin bazë të aplikacionit dhe të kuptojë më mirë se si funksionon.Deep Seek ka dy mundësi instalimi: një version me sistem të mbyllur, dhe një tjetër që operon me serverë në Kinë. Kjo mund të sjellë shqetësime për përdoruesit, pasi ndodhin rregullime që lidhen me menaxhimin e të dhënave dhe privacy-n.
Përdoruesit duhet të jenë të vetëdijshëm për këto çështje kur vendosin të përdorin këtë aplikacion.
Maris Basha:
Deep Seek nuk është një startup, por një kompani që merret me ekonominë dhe ka investuar në krijimin e serverëve të avancuar për Inteligjencën Artificiale.Një nga risitë e këtij aplikacioni është mënyra e re e trajtimit të modeleve të AI, duke përdorur "test time computer" – një metodë ku modeli "flet me veten" dhe performon më mirë.
Në SHBA, ka 7 kompani që po zhvillojnë këtë lloj teknologjie, dhe Deep Seek është një ndër ato që përdor kodin Open Source për të përmirësuar performancën e modeleve të AI.
Suksesi i këtij aplikacioni është një hap i rëndësishëm për industrinë, por gjithashtu sjell sfida për krijimin e një kodi cilësor që mund të rritet dhe përmirësohet vazhdimisht.



