Dietë ekstreme, ecje dhe crossfit/ Nga 138 kg në 50 kg, Enzo rrëfen sfidën me mbipeshën për gjashtë muaj

Dietë ekstreme, ecje dhe crossfit/ Nga 138 kg në 50 kg, Enzo rrëfen sfidën me mbipeshën për gjashtë muaj

Të humbasësh 50 kilogramë brenda gjashtë muajve nuk është e lehtë. 

Kjo është historia e transformimit të të riut sipërmarrës Enzo Brojka, i cili vendosi të ndryshojë rrënjësisht stilin e jetës dhe të rikthejë shëndetin e tij.

Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Enzo rrëfeu sfidën e tij me mbipeshën dhe vendimin për të ndjekur një regjim të rreptë ushqimor dhe aktivitet fizik intensiv për një periudhë gjashtëmujore, duke arritur rezultate maksimale.

Duket e thjeshtë kur e dëgjon, por në të vërtetë të heqësh 60 kilogramë në 6 muaj kërkon shumë sakrifica, disiplinë dhe net pa gjumë. Duhet të ndryshosh gjithçka në jetën tënde. 

Deri në moshën rreth 20-vjeçare kam qenë aktiv dhe nuk ka pasur probleme me peshën. Me kalimin e kohës, për shkak të punës dhe ushqyerjes së pashëndetshme, kryesisht fast food-it, gradualisht mora peshë për rreth 8 vite, duke arritur në 138.5 kilogramë.

Mbipesha u kthye në një lloj sëmundjeje. Nuk ushqehesha më sepse kisha uri, por nga varësia dhe nepsi. Nuk e kontrolloja dot veten. Kisha probleme me frymëmarrjen, me gjumin dhe të gjithë ma vinin në dukje. 

Pika kulmore erdhi pas një periudhe të gjatë hezitimi. Gjatë pushimeve në qershor, ai u përball me veten para pasqyrës dhe pasi u peshua, mori vendimin përfundimtar.

Thashë me vete: ose e nis tani, ose kurrë. Jo nesër, por sot. 

Fillimisht, ndoqa një regjim ushqimor me faza dhe deficit ekstrem kalorik, duke humbur 13 kilogramë brenda një muaji. Megjithatë, e kuptova se ky ritëm ishte i gabuar dhe i lodhshëm, si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

Më pas, kalova në një ushqyerje më të balancuar, me fokus te proteinat, duke e kombinuar me ecje të përditshme në mëngjes rreth Liqenit Artificial. Pas kësaj, nisa palestrën dhe u përfshiva në crossfit, ku, komuniteti dhe motivimi luajtën një rol kyç.

Bëja ecje në mëngjes, ushqehesha mirë gjatë ditës dhe në darkë bëja crossfit. 

Stërvitesha 6 herë në javë dhe vazhdoj ta beje akoma çdo ditë. Kisha vendosur një objektiv të qartë, në gjashtë muaj të humbisja 50 kilogramë.

Sipas Enzos, vendosja e një qëllimi konkret dhe disiplina e përditshme ishin çelësi i suksesit.

Sot ndihem sikur kam rilindur. Jeta ime ka ndryshuar totalisht dhe tani ky proces më pëlqen. 

Nuk është më sakrificë, por mënyrë jetese. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy