Mbahet takimi trilateral Shqipëri-Kosovë-Kroaci në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në rajon

Mbahet takimi trilateral Shqipëri-Kosovë-Kroaci në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në rajon

Në Shkodër u mbajt një takimi trilateral për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

Takimi u kryesua nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë gjeneralin Kundid dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Bashkim Jashari.

Qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit ushtarak përmes planeve konkrete dhe forcimi i angazhimit të përbashkët ushtarak, në përputhje me marrëveshjen trilaterale të mbrojtjes mes tri shteteve. 

Te tre gjeneralët zhvilluan një diskutim të hapur dhe konstruktiv mbi sfidat aktuale të sigurisë, si dhe mbi thellimin e bashkëpunimit ushtarak dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse në përputhje me standardet euroatlantike.

Takimi konfirmoi përkushtimin e përbashkët të këtyre shteteve për paqe, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme në rajon. Po ashtu, u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit nëpërmjet trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave dhe koordinimit strategjik.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po konkretizojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke zbatuar marrëveshjen që u nënshkrua më 18 mars në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të këtyre tri shteteve: Ejup Maqedonci (Kosovë), Pirro Vengu (Shqipëri) dhe Ivan Anushiq (Kroaci).

Në këtë marrëveshje janë përcaktuar katër fusha kryesore të bashkëpunimit si promovimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimi për industrinë mbrojtëse; rritja e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta; kundërpërgjigja ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë dhe ofrimi i mbështetjes për integrimin euroatlantik të rajonit.

Ky bashkëpunim ka si qëllim sigurimin e një pozicionimi të fortë për të përballuar kërcënimet dhe për të arritur objektivat e mbrojtjes dhe sigurisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy