Ajo ra në sy të fotografëve gjatë ndeshjeve të Euro 2016. Por Erjona Xhemaili, përveçse gruaja e mesfushorit të Bolonjës, Blerim Xhemajli, ka karrierën e saj si modele.
Ajo ka rrëfyer në një intervistë për “Corriere della Sera” historinë e dashurisë me futbollistin. Eriona thotë se Blerimi e kishte njohur përmes miqve të përbashkët dhe ishte hequr si gazetar për ta intervistuar. Ajo thotë se ai i ka dërguar një mesazh ku i thoshte se do të bëhej gruaja e tij.
“Jam Blerimi. Dua të të them se je shumë e bukur, shqiptare dhe flet italisht. Unë do të martohem me ty”, tregon ajo.
Eriona shton se përgjigjja e menjehershme ishte: “Vihu në radhë”, por më pas njohja nga afër solli një dashuri.
Ish-mis Albania thotë se nuk e kishte parashikuar që fotot e saj në stadium do të bënin aq bujë. “Nuk e prisja këtë gjë. Nuk e kisha kërkuar. Ishte diçka e paparashikuar”, thotë ajo.



