Mesazhi i Ramës për krerët e arsimit: Përgatituni për një vit shkollor ndryshe nga të tjerët (VIDEO)

Mesazhi i Ramës për krerët e arsimit: Përgatituni për një vit shkollor ndryshe nga të tjerët (VIDEO)

Dy javë para nisjes së vitit të ri shkollor, kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një mesazh drejtuesve të arsimit. Duke e cilësuar vitin shkollor që hapet më 14 shtator si më të vështirin, Rama tha se të gjithë drejtuesit e arsimit duhet të zbatojnë gërmë për gërmë udhëzuesin që ka publikuar Ministria e Arsimit. Kreu i qeverisë tha se stafet pedagogjike duhet të përgatiten për mësim me tre turne dhe një funksionim të shkollës krejt tjetër nga vitet e mëparshme.

“Fëmijët nuk janë të imunizuar plotësisht nga ky virus dhe pavarësisht faktit që marrja e virusit nga fëmijët është më pak e rrezikshme, por jo e parrezikshme sesa për më të mëdhenjtë. Zinxhiri i transmetimit nuk ndërpritet aty, por ndodh si për të gjithë të tjerët. Duke parë çfarë ndodh nëpër botë, duke analizuar edhe numrat dhe faktet epidemiologjike në vendet e tjera, pa diskutim që jemi të shqetësuar lidhur me domosdoshmërinë për një nivel maksimal performance të zinxhirit të drejtimit të shkollave. Për këtë arsye, Ministria e Arsimit ka kryer një punë të thelluar dhe ka vënë në dispozicionin tuaj një udhëzues goxha të detajuar për fillimin e viti shkollor. Përtej çfarë është studiuar dhe duke analizuar me shumë përgjegjshmëri suksesi në zbatimin e tij lidhet me shumëfishimin e energjive që ju dhe skuadra tuaja duhet të vini në dispozicion të këtij viti. Kjo do të thotë duhet ta bëni natën ditë, pa u lodhur dhe pa pushim dhe të jenë në krye të detyrës në terren, ju personalisht dhe me ata që ju punoni për të ndjekur zbatimin e udhëzuesit nga gërma e parë te e fundit. Çështja është për të qenë në këtë detyrë shtetërorë në lartësinë e një humanizmi të spikatur dhe për të qenë shembull dhe burim kurajoje dhe besimi për të gjithë njerëzit e sistemit arsimor, që nga drejtuesit e shkollave, deri te çdo mësues, përfshirë dhe prindërit. Udhëzuesin duhet ta mishëroni ju të parët. E dini shumë mirë që funksionimi i shkollës do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe shkolla do të funksionojnë deri në 3 turne”, tha Rama.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy