Një shofer autobusi i një linje në kryeqytet është gjobitur nga policia, pasi është filmuar duke përdorur celularin në timon.
Policia Rrugore Tiranë njofton se ka ndëshkuar me masën administrative 15 000 lekë, drejtuesin e autobusit.
Ai është filmuar nga pasagjerët, duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit, në kundërshtim me nenin 171 të Kodit Rrugor.



