Kosova në Dejton/Amerikanët propozuan "më shumë se Autonomi dhe më pak se Pavarësi"

Kosova në Dejton/Amerikanët propozuan "më shumë se Autonomi dhe më pak se Pavarësi"

Diplomati dhe shefi i misionit të ish- Jugosllavisë në Washington në vitet e 1990, Nebojsha Vujoviç, ka publikuar së fundmi librin e tij të kujtimeve me titull, “Fluturimi i fundit nga Daytoni, bisedimet prapa dyerve të mbyllura”, ku tregon negociatat dhe bisedimet mes SHBA-ve dhe Slobodan Milosheviçit për çështjen e Kosovës.

Diplomati dhe shefi i misionit të ish-Jugosllavisë në Washington dhe njëri nga 11 anëtarë e delegacionit serb në konferencën e Daytonit, shkruan se gjatë konferencës së Daytonit SHBA i kishin propozuar ish-presidentit të asaj kohe Milosheviç planin për zgjidhjen e problemit të Kosovës me më shumë autonomi dhe më pak pavarësi, raporton Koha.net

Siç përcjell gazeta “Blic” e Beogradit, Vujoviç në këtë libër, nga këndi i dëshmitarit, zbulon dramën tri javore në të cilën regjisor ishte SHBA –ja e liderët në konfliktë të Ballkanit pak gjë më shumë se statistë.

Vujoviç në këtë libër tregon se si Warren Christopher kërkon nga Millosheviçi që si gjest simbolik t’ua japë myslimanëve kodrinat rreth Sarajevës nga të cilat serbët kishin shtënë në qytet.

Në rregull. Do t’i jap. Le të na kushtojë kjo 0,5 ose 1 për qind, por le të jetë kjo gjëja e fundit që e kërkojnë nga ne”, ishte përgjigjur Millosheviç.

Por, në një rast, Millosheviç nuk lëshoi pe dhe kjo na ka kushtuar me bombardim dhe me problemin e Kosovës. Udhëheqja amerikane kishte pasur idenë që në Dayton të zgjidhej edhe ky problem dhe përmes Nebojsha Vujoviçit, i kishin dërguar Millosheviçit projektmarrëveshjen e cila parashihte autonomi të gjerë për shqiptarët, ndërtimin e institucioneve që ata i kishin braktisur, zvogëlimin e ndikimit centrist të Beogradit, porse kjo zgjidhje parashihte mbetjen e Kosovës në Serbi.

Por sipas autorit të librit, Millosheviç këtë e refuzoi dhe pas kësaj, askush nuk kishte guxim t’ia dërgonte këtë dokument të cilin Vujoviç së pari ia dha ministrit të Jashtëm Milan Milutinoviç i cili e kishte parë dhe i kishte thënë : “Ti a po do që Slloba të më vrasë? Shko e dorëzoja vetë dhe të qoftë”.

Detyra mosmirënjohëse i takoi Vujoviçit dhe ai në libër tregon si kishte ndodhur kjo.

Milosheviç e lexoi dokumentin dhe u ngrit me hidhërim në këmbë. Pastaj i bëri faqet e dokumentit si një top dhe më gjuajti me to në kokë: ’A po duan të tallen me mua ata? Po çfarë mendojnë, kush jam unë. Po çfarë Kosove more, ajo është çështje e brendshme e Serbisë, nuk vjen në konsiderim. Thuaju miqve tu të Washingtonit se nuk vjen në konsiderim të tallen me mua. Sepse, po u tallen me mua, edhe ata do të jenë të tallur që ç’ke me të!

shkruan autori në librin e tij të kujtimeve.

Vujoviç tregon se si letrat e bëra top ia ktheu ndërmjetësit amerikan Barley i cili i tha: “Në rregull Nebojsha, unë do ta informoj delegacionin amerikan...Vetëm mendoj se ky është shansi i fundit i lënë që situata të zgjidhet në mënyrë balancuese, të drejtpeshuar e për të gjithë e pranueshme dhe se telashet vetëm sa do të vijnë”.

Për fat të keq kishte të drejtë shkruan Vujoviç, e lëshuam këtë shans të madh. Atëherë vërtet ka pasur mundësi që të arrihet zgjidhja për Kosovën “më shumë se autonomi, më pak se pavarësi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy