Merr fund arratia e luanëve dhe tigrave nga kopshti zoologjik në Gjermani

Merr fund arratia e luanëve dhe tigrave nga kopshti zoologjik në Gjermani

Dy luanë, dy tigra dhe një jaguar, të cilët ia kishin mbathur nga kopshti zoologjik në Lunebach të Gjermanisë perëndimore, janë kapur përsëri nga autoritetet.

Kafshët u gjetën brenda kompleksit të kopshtit zoologjik në Lünebach pas një kërkimi që përfshinte një dron, thanë zyrtarët në mediat gjermane. Banorët lokalë më parë u ishte thënë të qëndronin në ambiente të mbyllura për shkak të sigurisë ndaj tyre.

Kafshët arritën të largohen pasi përmbytjet që përfshinë zonën nga një stuhi dëmtuan rrethimet e tyre.

Më pas nisi edhe një kërkim masiv ku përfshihej policia, zjarrfikësit dhe veterinerët.

Autoritetet lokale nuk dhanë detaje të mëtejshme për kapjen e tyre, por një zëdhënës i tha agjencisë së lajmeve AFP se kafshët tani ishin "në kafazet e tyre".

Gjithashtu edhe një arush u arratis nga kopshtin zoologjik Eifel, por u qëllua me armë në një pronë private dhe nuk arriti të mijetojë, njoftoi një zyrtar lokal për AFP.

Në pronësi të familjes Wallpott, kopshti zoologjik prej 30 hektarësh është shtëpia e gati 400 kafshëve të 60 llojeve të ndryshme, duke përfshirë tigrat dhe luanët siberianë.

Kopshti zoologjik u krijua për herë të parë në vitin 1965 me vetëm qen, gomerë dhe një derr të egër, sipas faqes së internetit të kopshtin zoologjik, dhe vizitohet nga 70 000 njerëz në vit, raporton BBC. 

Arratisja e së premtes vjen dy vjet pasi dy luanë u larguan nga kafazet e tyre në një kopsht zoologjik në Leipzig në Gjermaninë Lindore. Njëri u qëllua dhe ngordhi dhe tjetri u kap nga punonjësit e kopshtit zoologjik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy