Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Rama prezantoi nismën Urat e reja për Shqipërinë 2030, që në thelb përmban ndërtimin e disa kullave 40 katëshe e më shumë në objektet shtetërore, me qëllim përdorimin e tyre për zyra të administratës. Arkitekti Gjergji Caca analizoi në studion e MCN disa prej këtyre projekteve. Ai tha se për to mungon transparenca dhe mënyra sesi prezantohen të bën të dyshosh se janë piketuar paraprakisht.

Kulla, copy paste i një objekti në Poloni. Projektet fillojnë dhe ngecin. Po t’i shikoni te stadium “Dinamo”, një nga vendet kyçe të Tiranës, shprehja e interesit u shpall në fund të dhjetorit dhe është deri në 20 janar. Në çdo objekt nga këto na del një artist që ka bërë një skulpturë psh. Pra, kur u bënë bashkë projektuesi, skulptori etj? Tani vetëm të jemi bufa ta besojmë këtë …

Që të marrësh pjesë për projekt-idenë duhet të jesh i bashkëngjitur. Më datë 20 do të shohim sesi një artist, le të them inga Kamboxhia, është bërë bashkë me projektuesin. Në Tiranë sot bëhet sherr mes investitorëve dhe pronarëve. Sot nuk gjen më pak se 39-45%, sipas zonave.

Mungesa e transparencës lë për të dyshuar. Nga vetë prezantimi kuptohet që janë të piketuara. Në Tiranë ka hotspote që kanë nevojë për rivitalizim. P.sh. ish-Uzina e Autotraktorëve. Po degradon, askush nuk është kujtuar. Shteti nuk do të rienergjizojë. Por flitet për Shqipërinë 2030, po flitet për 3 vende në Tiranë. Investitori nuk i arrin dot se janë të shtetit. Ka pafund të tilla që mund të energjizohen. Kombinati Metalurgjik psh në Elbasan. Harxhohen miliona euro qira vjetore. Nëse ne ndërtojmë një objekt vetë dhe si e duam. Po të shohësh frymën, këto janë kulla, ato te stadiumi janë të ulëta. Stadiumi Dinamo është një në dy, stadium shtetëror dhe zona pastaj privatit për t’u zhvilluar. Dikur ai privat nuk e ka zhvilluar dot dhe ka gjetur mundësinë që shteti të përfshihet që ai ta zhvillojë.

Caca tha se përmes këtyre projekteve aspak transparente, Tiranës i është hequr identiteti.

Tirana ka shumë vit që identiteti i saj gati nuk ekziston. Jemi bërë si çorapja e arnuar. Për mua, plani është si instrument ligjor, por i njëjti entitet që e miraton atë, kalon edhe këto njollat. Ndoshta është një ide e zotit Rama qëkur ka qenë në bashki dhe tani po e bën realitet. Përfiton edhe nga fakti që njerëzit janë apatikë. Ndoshta Tiranës nuk i ka ngelur asgjë për të ruajtur, por edhe sikur të mos kishte asgjë të tillë.