Revista prestigjoze “The Economist”, në raportin periodik për tremujorin e parë të vitit, vëren se rritja ekonomike në Shqipëri është përshpejtuar. Në lidhje me situatën politike, revista shkruan se koalicioni PS-LSI është në një pozicion të fortë për të mbajtur pushtetin pas zgjedhjeve të ardhshme të qershorit 2017.



