Policia e Durrësit ka arrestuar 13 persona dhe proceduar një tjetër në gjendje të lirë, ndërsa një i dyshuar është shpallur në kërkim pasi akuzohen për shpërndarje droge në Kavajë, kryesisht pranë shkollave.
Gjatë operacionit “Winter”, u ekzekutuan urdhrat e ndalimit për R. Gj., 35 vjeç, banues në Rrogozhinë; R. D., 29 vjeç, banues në Kavajë; E. D., 22 vjeç, banues në Kavajë; R. L., 25 vjeç, banues në Kavajë; R. K., 19 vjeç, banues në Kavajë; A. Sh., 23 vjeç, banues në Kavajë; R. Sh., 21 vjeç, banues në Kavajë; E. M., 29 vjeç, banues në Kavajë; B. B., 33 vjeç, banues në Kavajë; S. A., 25 vjeç, banues në Kavajë; K. V., 52 vjeç, banues në Kavajë; B. D., 50 vjeç, banues në fshatin Synej; A. Xh., 38 vjeç, banues në Kavajë.
Gjithashtu, ka nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. M., 32 vjeç, banues në Kavajë dhe është shpallur në kërkim shtetasi B. D., 32 vjeç, banues në Kavajë.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 80 doza kokaine, 620 doza kanabisi, 2 peshore elektronike, pajisje për presimin e lëndëve narkotikëve dhe ndarjen e tyre në doza, shuma parash në euro dhe lekë dhe 19 celularë; 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, 1 detektor dhe 1 bllokuesh valësh.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe individualisht, shitnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në zona të ndryshme të Kavajës, kryesisht afër shkollave. Vijon puna për kapjen e shtetasit B. D.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



