Lotaria amerikane, Dulellari: Kam aplikuar që 18 vjeç. Nuk do ndaloj derisa të më dalë, e kam ëndërr

Lotaria amerikane, Dulellari: Kam aplikuar që 18 vjeç. Nuk do ndaloj derisa të më dalë, e kam ëndërr

Ada Dulellari, juriste dhe aplikuese e rregullt e Lotarisë amerikane e ftuar në “Zgjohu me MCN” ka rrëfyer se ka 10 vjet që aplikon. Ajo tha se ka aplikuar çdo vit që sapo mbushi 18 vjeç, ndërsa theksoi se nuk do të heqë dorë deri sa të fitojë pasi Amerikën e ka ëndërr.

Kam aplikuar për 10 vite rresht që sa kam mbaruar gjimnazin. Që 18 vjeçe kam aplikuar. Të them të drejtën nuk jam mërzitur sepse nuk është një punë që të lodh shumë apo të kushton. Nuk ka rëndësi se ku e hedh, rëndësi më shumë mund të ketë origjina se nga je.

Duke ditur tregun e punës këtu, jetesën, jo çdo i ri që ka mbaruar universitetin është në punë për atë që ka mbaruar dhe duke parë këto vështirësi i shfrytëzojnë këto mundësi alternative për të ikur jashtë. Këto kanë qenë një ndër arsyet e mia për të parë një botë tjetër dhe një jetesë sa më të mirë.

Asnjë institucion nuk pranon asnjë studentë në punë të sapo dalë nga bankat e shkollës. Kam trokitur në shumë zyra dhe asnjë nuk ka pasur 'nerva' të merret me mua. Më shumë ka qenë dëshirë aplikimi për lotarinë amerikane dhe nuk do rresht së aplikuari deri sa të më dalë sepse Amerikën e kam ëndërr.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy