Goli në shtesë ndaj Laçit, Partizani e nis kampionatin me fitore

Goli në shtesë ndaj Laçit, Partizani e nis kampionatin me fitore

Partizani e ka nisur me fitore kampionatin, teksa triumfoi minimalisht ndaj Laçit në shtëpi.

Një gol i shënuar nga Maguette në minutat e fundit të takimit, i dha tre pikët e para për këtë sezon të kuqve.

Rastin e parë të rrezikshëm e kishte Laçit në minutën e 20-të, kur Sobovale gjuajti bukur në zonë, por Qirko priti me këmbë.

Vetëm 3 minuta më vonë, Cara kishte gjithashtu një mundësi të artë, por i vetëm me portierin Dajsinani, nuk ia doli të shënojë.

Në fundin e pjesës së parë, ishte Bajramaj, i cili me portën e boshatisur, gjuajti jashtë.

Pjesa e dytë foli e gjitha për kampionët në fuqi, që iu afruan në disa raste golit, por pa sukses deri në minutën e 93-të, kur Maguette pas një krosimi të marrë në zonë, gjuan bukur me kokë dhe e ndal në fundin e rrjetës, duke mposhtur portierin Dajsinani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy