
Deputetja demokrate Oriala Pampuri në studione lajmeve në MCN TV teksa ka komentuar situatën e krijuar në Partinë Demokratike deklaroi se nuk ndjehet mirë të shoh gjithë këtë metamorfozë në kampin opozitar , ndërsa tha se ata duhet të jenë më shumë se kurrë të bashkuar pa harruar se personi përballë të cilit duhet të jenë të gjithë është Edi Rama. Ajo sqaroi se Basha është kryetari i vetëm i Partisë Demokratike, pasi sipas saj ai është zgjedhur me një anëtar një votë dhe në kohën e votimit edhe pse sipas saj ka qenë hapësira dhe e drejta askush nuk ka dalë kundër.
Pas 25 prillit pritshmëritë ishin shumë të mëdha, por pas një masakre të tillë elektorale të gjithë u ndjemë jo mirë për këtë u ngrit dhe një komision hetimor që do i shkojë deri në fund. Ajo ishte një masakër elektorale dhe jo fitore. Dhe e gjithë kjo gjendje emocionale u shfrytëzua për tu përdorur në një mënyrë të tillë. Por e papranueshme është se ne kemi vetëm një person përballë të cilit duhet të jemi është Edi Rama. Dhe Lulzim Basha është kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Basha është emëruar, është zgjedhur me anë të një votimi një anëtar një votë. Dhe pas këtyre zgjedhjeve emërohet kryetar. Ne kishim një kuvend dhe në këtë ishte dhe lideri historik Berisha dhe kishim të gjithë hapësirën dhe mundësinë për të folur. Nuk doli asnjë të thoshte se nuk e duam Bashën kryetar, asnjë nuk doli të thoshte të gjitha këto që po flasin kundër Bashës, por kanë punuar fort që Basha të mbështetet si kryetar i PD. Basha është zgjedhur një anëtar një votë. Nuk ka pasur kandidatë alternativë, s’po flas për kohën kur ishte Berisha por kishin të gjitha mundësitë që të ngrinin zërin dhe të thoshin se nuk janë dakord me të. Pse nuk folën këta dhe e gjithë kjo zallamahi nisi pas 9 shtatorit. Nqs pakënaqësirat e mia apo të një deputeti tjetri apo të Bashës do ishin pas 3 muajsh do fillonim kuvend këtej e andej ath ku do ishim. Atëherë le të shpallim Edi Ramën mbret ti japim fronin atij dhe ne të vazhdojmë me inatet tona. Në interesin e të gjithëve anëtarëve demokrat është që të largohet Edi Rama dhe kjo nuk bëhet përmes përçarjes.
Ndërsa lidhur me tensionin e një ditë më parë, ku ishin përfshirë znj. Vokshi dhe Kokalari, Pampuri tha se një parti politike funksionon me rregulla mbi të cilat nuk mund ti shkelim. Ajo sqaroi se nuk i vjen aspak mirë të shoh pamje të tilla me protafgobnizëm kolege të saj.
Partia politike, një shtet funksionon në rregulla kështu që nuk mund të shkelim në këto rregulla, mua më vjen keq që shoh pamje të tilla zonja që shtynë dyert nuk dua që një ditë të jemi kolegë dhe në media të flasim në mënyrë të pahijshme. Zyrat kanë kryetar degësh. Në momentin që kryetari i partisë ka marrë një vendim për përjashtim atëherë kjo nuk mund të hidhet poshtë. Nuk është çështje drynash ajo shtëpi ka një zot. Unë pash kolege aty që me thënë të drejtën u indinjuan shumë është një pamje që askush nga zonjat nuk do donte ta shihte. Vokshi duhet të kishte ngritur njëherë zërin se si janë linçuar koleget e saj. Në mënyrën më skandaloze të mundshme.
E pyetur nëse duhet përjashtuar z. Berisha Pampuri tha se nuk është për përjashtimikne askujt por sipas saj SHBA janë aletatët strategjik të cilët na kanë mbështetur në cdo moment.
Unë e kam thënë që në fillim, familja ime është me bindje shumë të djathta dhe Berisha është figura që në familjen tonë personifikon të djathtën, por në momentin që ka një sinjal nga SHBA nuk jam për përjashtimin e askujt, por problemi qëndron se në momentin që ka një vendim nga SHBA, ne nuk mund te ndahemi kështu, por SHBA dhe BE janë aleatët tanë më të mirë. Janë mbështetësit tanë më të shtrenjtë dhe nuk na kanë lënë kurrë në baltë. Ndaj jam me të drejtën dhe me ligjin.



