Breshri dëmton prodhimet e fermerëve të Gjinarit, specialistët e bujqësisë në terren  (VIDEO)

Breshri dëmton prodhimet e fermerëve të Gjinarit, specialistët e bujqësisë në terren (VIDEO)

Reshjet e shiut dhe breshri i rënë pasditen e djeshme në zonën e Gjinarit në Elbasan, ka shkaktuar dëmtime të shumta në prodhimet e fermerëve të kësaj zone.

Gazetarja Entela Duka raportoi për MCN Live, nga njësia administrative Gjinar, ku gjatë pasdites së djeshme, reshjet intensive, breshri dhe stuhia shkaktuan dëme të konsiderueshme në bujqësi, në një periudhë ku fermerët bëhen gati të mbledhin prodhimet.

Drupal Ad

Banorët e zonës thonë se breshëri i rënë ishte sa një kokërr arrë. Nga njëra anë temperaturat arrijnë deri në 40 gradë, ndërkohë që nga ana tjetër breshri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Banorët merren kryesisht me pemëtari, rrushi ka pësuar dëme të konsiderueshme, po ashtu dhe frutat, perimet, zarzavatet se produktet që dalin nga zona e Gjinarit.

Produktet e kësaj zone njihen si produkte bio, por dje janë dëmtuar rëndë dhe kjo ka bërë që puna e disa muajve të përfundojë në tokë.

Sot kam komunikuar me drejtorinë vendore të bujqësisë së Elbasan, është ngritur një shtab, ku specialistët kanë dalë në terren ditën e sotme, për të ndjekur nga afër dhe vlerësuar dëmet e shkaktuara nga breshëri.

Banorët shqetësohen për kompensimin, pasi bëhet fjalë për dëme të konsiderueshme, ndërkohë që ata mbajnë jetesën me pemëtari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy