Gazetari Pano Xhixho, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se Shqipëria e Silvinjos, është më e mira në histori, teksa këtë e thonë edhe statistikat.
Sipas tij, përveç punës së shkëlqyer të stafit, Kombëtarja kuqezi ka edhe kushte të shkëlqyera, për të cilat tha se i kanë ekipet më të mëdha në Europë.
Na duhet edhe një pikë, sepse duhet të jemi të qartë me matematikën. Polonia ka vetëm një ndeshje për të luajtur, ndërsa Shqipëria dhe Çekia kanë nga dy ndeshje. Rivalët e Shqipërisë tani janë Çekia dhe Moldavia. Na duhet një pikë për tu kualifikuar matematikisht. Në Europian mund të kemi një skuadër shumë të fortë. Janë edhe dy ndeshje, të mos bëjmë llogari. Kur mbaron matematika fillojnë të bëhen llogaritë.
Duhet thënë, që Kombëtarja është e vetmja gjë që ka përfshirë të madh dhe të vogël në vendin tonë. Është një Kombëtare e 8 milionë shqiptarëve. Është fakt, që aktualisht kemi kombëtaren më të fortë në histori të futbollit tonë. Kemi fituar dy ndeshjet me rivalët direkt, me golavarazh 5-0 dhe duke i dominuar. Të vetmen humbje e kemi me Poloninë jashtë, edhe kjo për shkak të fatit. Dirigjenti i kësaj kombëtare, është Silvinjo dhe stafi i tij, por edhe kushtet. Kombëtarja ka kushte njësoj si ekipet më të mira të Europës.



