
Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të pranojë më emigrantë, për sa kohë që Bashkimi Europian nuk ka një plan gjithëpërfshirës veprimi, për të ndaluar migrimin e paligjshëm. Babis pritet të vizitojë Italinë dhe Maltën për çështjen e emigrantëve, ndërsa do të takohet edhe me kancelaren gjermane Merkel, për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët.



