
Shifrat e koronavirusit vijojnë të jenë të larta në Maqedoninë e Veriut, shtet i cili për numrin e popullsisë ka patur një numër të lartë vdekjesh. Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore njoftojnë se kanë humbur jetën 5 persona, ndërkohë që rastet e reja me COVID-19 janë 101.
Qyteti më problematik vijon të jetë Shkupi që sot kishte 57 raste, ndërsa më pas vjen Tetova me 19 raste, Kumanova 13 dhe disa qytete të tjera me nga një rast. Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë kryer në total 51. 160 teste nga të cilët 5. 106 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa numri i paciantëve të shëruar është 1 .926.
Prej fillimit të pandemisë fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 238 persona, duke e bërë këtë vend ndër më të goditurin në rajon. Sa i përket rasteve aktive janë ende 2. 942 persona për të cilët autoritet mjekësore po kujdesen ende.



