Në parlamentin e ardhshëm nuk do të jenë më shumica e themeluesve, ish- drejtuesve të lartë të Partisë Demokratike dhe bashkëpuntorëve të afërt të Sali Berishës, si Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Arben Imami, Astrit Patozi, Eduard selami dhe Majlinda Bregu.
Në listë nuk figuron më as Kastriot Islami, një nga njerëzit e të majtës, por aspak i pëlqyer prej saj dhe që ishte bërë pjesë e PD pas 2013-ës, në kundërshtim me bindjen e shumë mbështetësve të saj, që nuk e shihnin pjesë të PD. Tashmë do t'i duhet t'a ndjekë politikën nga televizori.
Bie në sy fakti se të gjithë ata që kritikuan Bashën gjatë viteve si kryetar i PD-së, tashmë shkojnë në shtëpi, nga Patozi e deri te Majlinda Bregu. Por pasi i çoi listat përtej afatit, në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Lulzim Basha bëri vetëm një koment të shkurtër dhe tha se ka qenë proçes me zgjedhje të vështira, mes personaliteteve që mbështesin Republikën e Re.
Në listën e Partisë Demokratike nuk janë kandiduar 24 deputetë aktualë, pothuajse gjysma e grupit parlamentar. Vetë Basha kryeson listën e Tiranës, ku e treta renditet vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari dhe më pas lista vijon me Grida Dumën, Albana Vokshin, Jorida Tabakun dhe Sali Berisha i shtati.
Durrësi kryesohet nga Oerd Bylykbashi, Shkodra nga Romeo Gurakuqi, Fieri nga Enkelejd Alibeaj, Vlora nga Agron Shehaj, Korça nga Valentina Duka, Berati nga Eduart Halimi, Dibra nga Dhurata Çupi, Gjirokastra nga Tritan Shehu. Kukësi nga Flamur Noka dhe Lezha nga Aldo Bumçi. Tirana-Lulzim Basha, Oriola Pampuri Rudina Hajdari, Grida Duma, Albana Vokshi, Jorida Tabak, Sali Berisha, Halim Kosova, Gent Strazimiri, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Gerti Bogdani, Fuad Haxhiymeri , Blendi Sula, Flamur Hoxha, Fatbardh Plaku, Dorjan Teliti, Besnik Fucia.
Durresi: Oerd Bylykbashi Fatbardha Kadiu Edi Paloka Florjon Mima Agron Duka Vullnet Topalli Enri Ceno Shkelqim Fortuzi Shkodra; Romeo Gurakuqi Izmira Ulqinaku Lorenc Luka Helidon Bushati Nard Ndoka Bardh Spahia Anton Koka Ramiz Coba Elbasani; Edmond Spaho Endri Hasa Luciano Boci Taulant Zeneli Arben Elezi Fitim Zekthi Nada Krypa Blendi Himci Vlore; Agron Shehaj Nada Mecorapja Vangjel Dule Arben Ristani Dashamir Tahiri Adriatik Alimadhi Hariz Mema Fier; Enkeleid Alibeaj Genc Pollo Myslym Murrizi Luan Baci Olsi Cuko Luljeta Sejko Dilaver Kamberaj Jakup Beqiraj Shkelqim Krasniqi Aurora Koroveshi. Korca; Valentina Duka Ervin Salianji Hekuran Hoxholli Klevis Balliu Andrea Mano Ligoraq Karamelo Fatmir Guda Berat; Eduard Halimi Astrit Veliaj Lefter Maliqi Besart Xhaferi Sazan Guri Bujar Hoxha Myslym Haxhi Lezha; Aldo Bumci Lindita Metaliaj Anton Frrokaj Martin Bibaj Prec Zogaj Luigj Gjergji Enkeleida Rica Klajdi Reci Kukesi; Flamur Noka Isuf Cela Alban Zeneli Miftar Dauti Diber; Dhurata Cupi Xhemal Gjunkshi Edmond Isaku Sulejman Gjana Denisa Vata Gjirokaster; Tritan Shehu Roland Bejko Kosta Barka Besnik Aliaj



