Gjermania është në rrugën e saj drejt shndërrimit në fuqi të madhe ushtarake, ndërkohë që po ndërmerr rol aktiv në mbrojtjen e sigurisë në Evropë. Sulmi rus në Ukrainë ka thyer balancat dhjetëravjeçare në Evropë, duke e detyruar Gjermaninë të ndryshojë qasjen e saj ndaj Rusisë.
Siç është shprehur kancelari gjerman Olaf Scholz, ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë ripërcakton status-quonë e vendosur që nga Lufta e II Botërore dhe dëmton sigurinë evropiane të vendosur që nga Akti Final i Helsinkit.
Tashmë, Gjermania nuk do të qëndrojë neutrale përballë sulmit rus dhe vendimet e fundit sjellin një ndryshim historik të politikës gjermane në skenën europiane.
Por çfarë mund të themi për politikën gjermane dhe rolin aktiv që po ndërmerr Gjermania kundër sulmit rus në Ukrainë? Çfarë mund të themi për rolin e Gjermanisë sot në skenën evropiane dhe politikën e saj ekonomike dhe strategjike? Për të folur për këto çështje ndiqni në “EuropeIN” nga Blerina Goce bisedën me ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, z. Peter Zingraf.



