Larry Kosilla ka një kanal të vetin në Youtube, ku poston videot e shndërrimit total që u bën makinave të lëna pas dore. Sfida e tij e radhës është një Lamborghini Countach, e ruajtur në një garazh për 20 vitet e fundit në Connecticut.
Kosilla u ftua nga miqtë e tij në We Are Curated, një përfaqësi në Majami që është e specializuar në rikthimin e makinave të neglizhuara në funksion të plotë.
Pronari, i cili bleu Lamborghini-n e re në '88-ën, planifikoi t’i bënte një restaurim të plotë mekanik në makinën e lënë pas dore, por kurrë nuk iu afrua dhe përfundimisht vendosi t'ia shiste makinën Curated. Por përpara se të mund të shkonte në dyqanin e mekanikut, makina kishte nevojë për një pastrim të thellë që do t’i hiqte dy dekada pluhur dhe jashtëqitje minjsh. Këtu hyn Kosilla. Ai e kthen makinën pothuajse në gjendje të re, duke e dokumentuar të gjithë procesin në kamera.



