Maqedonia shënon pesë viktima dhe 159 raste të reja nga koronavirusi në 24 orë

Maqedonia shënon pesë viktima dhe 159 raste të reja nga koronavirusi në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportoi sot për pesë pacientë të vdekur dhe 159 të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 2018 mostrave.

Si pasojë e komplikimeve me Covid-19 jetë kanë ndërruar 5 pacientë. Një pacient nga Shkupi (61), dy pacientë nga Dibra (43 dhe 86), një pacient nga Kërçova (62) dhe një pacient nga Demir Hisari (70). 

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 212 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 590.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë diagnostikuar gjithsej 14163 persona me Covid-19. Prej tyre, 10,933 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2640.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy