Turizmi dimëror/ Topuzi: Mungon infrastruktura, në veri ka probleme me energjinë. Duhet një plan i përgjithshëm për paketën e maleve, përndryshe rrezikojmë (VIDEO)

Turizmi dimëror/ Topuzi: Mungon infrastruktura, në veri ka probleme me energjinë. Duhet një plan i përgjithshëm për paketën e maleve, përndryshe rrezikojmë (VIDEO)

Zak Topuzi, kreu i shoqatës së Operatorëve Turistikë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se në vendi ynë është disa vite pas rajonit sa i përket zhvillimit të turizmit malor. 

 

Sipas Topuzit ne nuk kemi infrastrukturë dhe se në shumë vende në veri ka probleme me energjinë elektrike.

 

Turizmi malor është një nga më të rëndësishmit pas plazhit. Shqipëria ofron vende të bukura, por jemi delikatë sepse nuk është vetëm kjo çështje. Infrastruktura është pjesa më e rëndësishme për turizmin dimëror. Kemi investuar pak tek turizmi malor. Konkurrenca rajonale është jashtëzakonisht e fort. Kosova është fokusuar në ngritjen e disa destinacioneve shumë të rëndësishme. Mali i Zi ka bërë investime thelbësore, ka ngritur resorte të veçanta. Janë vite përpara. Edhe Serbia po ashtu. 

 

Jemi akoma mbrapa dhe ndoshta strategjia e re dhe ‘paketa e maleve’ mund t’i hapë rrugë futjes së Shqipërisë në hartën e turizmit dimëror. Nuk është vetëm dëshirë dhe pasion i njerëzve që jetojnë në ato zona, por duhet që infrastruktura shtetërore të jetë gati. Flasim për rrugë, kanalizime, drita dhe ujë. Thethi arriti të stabilizohet dhe muaji shtator ka qenë i suksesshëm. Po infrastruktura nuk e lejon të funksionojë tërësisht. Furnizimi me energji mbetet problematik në Dukagjin dhe zonat e tjera, si Valbona. 

 

Nuk mund të mbahet një biznes me fundjavat. Duheni politika të ndryshme, që edhe para ‘90 funksiononin. 

 

Korça, Pogradeci dhe zonat përreth që janë të aksesueshme me rrugë, me vila dhe apartamente. Dardha, Voskopoja funksionojnë gjatë verës, por janë destinacione gjatë dimrit.

 

Ne nuk kemi kapacitete të turizmit malor që mund të identifikohen si burime të rëndësishme të turizmit malor. Nuk kemi një produkt të mirëfilltë. 

 

Më tej, Topuzi tha se duhet masterplan i përgjithshëm që të organizojë planet vendore për paketën e maleve. 

 

Shpresoj që strategjia e turizmit dhe paketa e maleve të merret seriozisht. 

 

Problemi është se do kujdes në planifikim në mënyrë që të mos i kthejmë në zona në kërcënim për mjedisin.

Paketa e maleve zgjidh problemet e pronësisë mbi tokën. 

 

Duhet një masterplan i përgjithshëm që duhet të organizojë planet vendore për zonat, qytetet dhe komunat e veçanta. Pa këtë gjë, do të kemi zhvillim të pasigurtë dhe ndoshta do humbin autenticitetin, do mbipopullojmë zona të caktuara etj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy