Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe pas orëve të pasdites mot me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore.

 

Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen në veri dhe lokalisht në qendër të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. 

 

Në mesditë reshjet pritet të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër reshje shiu me intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata shiu. 

 

Në orët e pasdites reshjet pritet të lokalizohen përgjatë relieveve malore të vendit me intensitet të ulët, në mbrëmje ndërprerje në të gjithë vendin.

 

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës në bregdet, përgjatë zonave luginore si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s. 

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy