Duke folur mbi raportet Shqipëri-Kosovë, studiuesi Adri Nurellari tha se kryeministri Edi Rama e bën politikën e jashtme personale si Erdogani dhe jo me vetëdije shtetari, apo në interes të kombit.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN TV Nurellari tha se Rama dhe Kurti kanë alergji nga njëri-tjetri, duke i krahasuar me dy gjelë që qëndrojnë në maj të plehut duke mos u tërhequr nga pozicionet e tyre të krekosura.
Është problem i madh i politikës së jashtme me kryeministrin Rama. Politika e jashtme konsiderohet si politikë personalitetesh dhe jo interesi kombëtar. Ngjan me politikën e Erdoganit. Ka një lloj racionaliteti në dimension të interesit shtetëror. Më vjen keq që jemi në një pikë kaq të ulët për shkak të papërgjegjshmërive të liderëve në Tiranë dhe Prishtinë. Berisha dhe Thaçi s’kanë pasur kimi me njëri-tjetrin, por kishin mjaftueshëm vetëdije shtetare që të lënë menjanë hatermbetjet dhe papëlqyshmerinë për hir të interesit kombëtar. Ka funksionuar shkëlqyer. Rama dhe Kurti janë alergjik ndaj njëri-tjetrit. Rama e ka pasur edhe me Haradinajn, Mustafën. Është një sjellje që është instaluar. Ku kryeministri e bën politikën e jashtme si personale dhe jo shtetërore. Tirana duhet të tregojë shumë më tepër empati ndaj ngarkesave personale që ka Kosova. Republika e Shqipërisë me vendet e tjera, duhet ta diktojë politikën e saj duke u nisur nga Prishtina. Mendoj që të tëra palët për hir të interesit kombëtar për marrëdhënie të shkëlqyer, të sinqertë, të dyja palët të tërhiqen nga pozicionet e krekosura. Dy liderët janë sjellë si gjela në majë të plehut. Në asnjë tryezë s’duhet folur për Prishtinën, pa Prishtinën”.



