Katastrofa e parë e sigurisë kibernetike në Administratën Trump 2.0 ka mbërritur

Katastrofa e parë e sigurisë kibernetike në Administratën Trump 2.0 ka mbërritur

Administratës së dytë së Donald Trump, të quajtur ndryshe “Trump 2.0”, do t’i duhet të përballet me dështimin e parë kibernetik.

Një incident në sistemin elektronik të paraqitjes së çështjeve të gjyqësorit federal të SHBA, e zbuluar rreth 4 korrikut, i ka shtyrë disa gjykata drejt planeve rezervë të paraqitjes së çështjeve në versionin e printuar, pasi hakimi kompromentoi të dhënat e vulosura të gjykatës dhe ndoshta ka ekspozuar identitetin e informatorëve konfidencialë dhe dëshmitarëve bashkëpunues në shumë shtete të SHBA-së. 

Më shumë se një muaj pas zbulimit të incidentit, dhe pavarësisht raporteve të fundit nga The New York Times dhe Politico se Rusia ishte e përfshirë në kryerjen e sulmit kibernetik, mbetet ende e paqartë se çfarë ndodhi saktësisht dhe cilat të dhëna dhe sisteme u prekën.

Politico raportoi për herë të parë shkeljen e sistemit të "menaxhimit të çështjeve/dosjeve elektronike të çështjeve", ose sistemit CM/ECF, i cili mund të ketë ndikuar në dosjet penale, urdhër-arrestet dhe aktakuzat e vulosura. Sistemi CM/ECF pësoi gjithashtu një shkelje në vitin 2020 gjatë administratës së parë Trump, dhe Politico raportoi të martën se, në sulmin e fundit, hakerat shfrytëzuan dobësitë e softuerit, në pika që kishin mbetur të patrajtuara pas zbulimit në një incident të 5 viteve më pare.

Studiuesit e sigurisë thonë se boshllëqet në informacionin publik në lidhje me situatën janë shqetësuese, veçanërisht kur bëhet fjalë për mungesën e qartësisë se cilat të dhëna u prekën.

"Kemi më shumë se një muaj që kemi zbuluar këtë ndërhyrje dhe ende nuk kemi një llogari të plotë se çfarë është prekur," thotë Jake Williams, një ish-haker i NSA-së dhe aktualisht nënkryetar i kërkimit dhe zhvillimit në Hunter Strategy. “Nëse nuk kemi regjistrime të mjaftueshme për të rindërtuar aktivitetin e sulmit, kjo do të ishte jashtëzakonisht zhgënjyese, sepse ky sistem është shënjestruar vazhdimisht gjatë viteve.” 

Gjykatat e Shteteve të Bashkuara bën me dije gjyqësori federal "po ndërmerr hapa shtesë për të forcuar mbrojtjen për dokumentet e ndjeshme të çështjeve" dhe "po rrit më tej sigurinë e sistemit". Gjykatat përmendin gjithashtu se “shumica dërrmuese e dokumenteve të paraqitura në sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve të Gjyqësorit nuk janë konfidenciale dhe në fakt janë lehtësisht të disponueshme për publikun”, ndërsa pranojnë se “disa dosje përmbajnë informacione konfidenciale ose pronësore që janë të mbyllura nga publiku”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy