Dyrnjaja: Lënda shpërthyese tek dyqani i MCN të hetohej nga Antiterrori. Nuk është çështje personale e Meksit, por misionare (VIDEO)

Dyrnjaja: Lënda shpërthyese tek dyqani i MCN të hetohej nga Antiterrori. Nuk është çështje personale e Meksit, por misionare (VIDEO)

Gazetari Denis Dyrnjaja tha në studion e MCN Live se tritoli i vendosur në dyqanin e MCN në zonën e Porcelanit në Tiranë është nëj akt terrori dhe se ngjarja duhet të hetohej nga Antiterrori.

 

Duke vijuar Dyrnjaja tha se sulmet dhe shantazhet ndaj Endri Meksit nuk janë çështje personale, por misionare duke qenë se MCN Tv ka mbajtur gjallë skandalin e AKSHI-t, Duranës, bastet etj. 

 

Ekspertiza nuk po vjen. E kam cilësuar akt terrori. Nuk e bëra për ta fryrë apo ekzagjeruar situatën. Një masë lëndë shpërthyese që vendoset në një ambient ku jetojnë civilë nuk mund të jetë asgjë më tepër sesa akt terrori. Munguan viktimat. Është njësoj si vrasje në tentativë. Nisem për ta bërë ekzekutimin, por nuk ndodh për një arsye apo tjetër. Aty jetojnë njerëz, fëmijë. Ata nuk do e harrojnë kurrë këtë ngjarje. Duke qenë një akt terrori duhet t’i kalonte si juridiksion, ta hetonte antiterrori, mos të ngelte si hetim normal. E bëjmë si statistikë. Kur duhet ta ngremë alarmin, kur të vriten 10 veta. Duhet të kemi viktimën ne?

 

Erdhën disa njerëz me shkopinj bejsbolli, policia dhe prokuroria neglizhonte. Duhet ta vrasin Meksin të bëhet lajm? Ne kemi vijuar punën, investigimet. E kuptojmë që nuk është çështje personale e Meksit, por misionare. Kemi mbajtur gjallë skandalin e AKSHI-t. Siç jemi marrë me AKSHI-n, jemi marrë me Duranën, me bastet sportive, që e zotëron bota e krimit. Detyra jonë është të bëjmë transparencën. 

 

Duhet bërë.....Detyra jonë është të bëjmë transparencën. Orientimi i Meksit, ka qenë, bëni transparencë me dokumente, asgjë spekulative.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy