Çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës ka përfshirë politikën teksa edhe Greqia prej 9 muajsh vijon akuzat kundër drejtësisë duke sulmuar së fundmi edhe gjyqtaren Irena Gjokën.
Lidhur me këtë fakt, gazetari Xhevair Zhabina, në “MCN live”, vlerëson se kjo ka më shumë fokus politik sesa ka lidhje me çështjen.
Sipas tij, cilindo që të jetë gjyqtari i çështjes, pozicioni i Fredi Belerit për drejtësinë shqiptare, është i qartë, i akuzuar për korrupsion zgjedhor.
Zhvillimi fundit i ardhur nga Greqia, më shumë ka fokus politik sesa ka lidhje me çështjen, pasi për Prokurorinë e Posaçme në mos me këtë gjyqtare me një tjetër, z.Beleri është i akuzuar për korrupsion zgjedhor, dhe ka kërkuar dënimin me 2.6 vite burg.
Mendoj se nga ana procedurale ligjore, pozicioni i Belerit në raport me drejtësinë shqiptare, është i qartë.
Sigurisht se mund te kemi vonesë nëse do kishim zëvendësim të gjyqtares Irene Gjoka, do të zëvendësohet me një tjetër dhe sigurisht mund të kemi vonesa deri në marrjen e vendimit por pozicioni i tij në raport me drejtësinë shqiptare është i qartë.



