Krisiko, Mojo, Juka dhe Murataj: Arti, tradita dhe AI bashkohen në promovimin e trashëgimisë kulturore (VIDEO)

Krisiko, Mojo, Juka dhe Murataj: Arti, tradita dhe AI bashkohen në promovimin e trashëgimisë kulturore (VIDEO)

Të ftuar në "MCN Informacion", artistët ndanë detaje mbi veprat e tyre të frymëzuara nga trashëgimia kulturore shqiptare, duke treguar se si arti, teknologjia dhe qasjet bashkëkohore mund t'i japin jetë traditës dhe ta afrojnë atë më shumë me publikun.

Artisti Ergys Krisiko shpjegoi se veprat e tij synojnë të jenë sa më të kuptueshme për publikun, duke e vendosur komunikimin me audiencën mbi çdo qasje elitare.

“Fillimi kryesor është të jetë sa më e kuptueshme dhe gjuha jonë të jetë sa më e kuptueshme. Ne përtej kulturës sonë dhe egoizmit si artist ne marrim shumë parasysh publikun. Ne fillojmë përdorim truke të ndryshme sepse jo të gjithë marrin vesh dhe duhet të gjejmë rrugët më të thjeshta që të ndihen këndshëm.”

Ndërkohë Ivi Mojo tregoi se mozaiku kushtuar rrushit autokton "Baliska" ndërthur historinë dhe traditën e Durrësit përmes një rrëfimi artistik.

“Ideja e baliskës ishte e dhënë dhe thjesht unë duhet ta realizoja përmes mënyrës artistike që u zgjodh mozaiku. Baliska është një rrush që është i zonës së Durrësit dhe interesantja është që shumë kanë bërë studime për këtë rrush. Mënyra ime ishte që ta sillja këtë lloj vepre përmes historisë së një romaku i cili ishte njohur me një vajzë që i kishte ofruar këtë verë, e cila zotërisë i kishte qëndruar aq shumë në mendje dhe vajza dhe shija e verës. Kam pasqyruar aty cfarë është më vizuale për publikun.”

Më tej artisti Fatmir Juka prezantoi veprën "Xhubleta e dalun në dritë", një interpretim tredimensional që e sjell simbolin e trashëgimisë kulturore në një dimension bashkëkohor. 

“Xhubleta e dalun në dritë”. Kam më shumë se 10 vite që merrem me kulturën e xhubletës, të cilën e kam pikturuar, e kam ekspozuar si studim artistik dhe kishte mbetur në sirtar ideja e materializimit të një xhublete moderne që del nga piktura dhe është 3dimensional dhe komunikon në një gjuhë tjetër që e kapërcen kohën dhe konceptin e trashëgimisë. Një gjuhë që kërkon të shkojë në të ardhmen. 

Ndërsa regjisori Andamion Murataj theksoi se inteligjenca artificiale është vetëm një mjet që ndihmon artistët të realizojnë projekte kulturore, por nuk zëvendëson kreativitetin dhe vizionin e tyre. Përmes AI, artisti arriti të realizojë filmin e kodikëve, për të cilët nuk ka patur më parë një të tillë.

“Teknologjia është një gjë që do të zhvillohet edhe më shumë dhe gjithmonë do të ketë një grup njerëzish që do ta përqafojnë dhe të tjerë që do ta kundërshtojnë. Arsyeja është se AI është një mjet, kur nuk je regjisor nuk të bën asgjë. AI është thjesht një mjet, nëse nuk je regjisor, ajo nuk mund të të bëjë; nëse nuk je shkrimtar, ajo nuk mund të të bëjë. Gjëja tjetër është ajo me demokratizimin, çdo mjet thjesht e lehtëson punën. Po të shohësh filmin, çdo kompanie do ti duhej muaj e muaj e staf pafund që të realizojë. Duhet të japësh promptin e qartë që të bëhet. Për mua ishte diçka, a do të lëmë këtë histori të kodikëve dhe të presim kur të vijnë fondet apo të mundohemi të realizojmë me çfarë mundësish kemi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy