UEFA ka njoftuar rreth masave të sigurisë në lidhje me finalen e Europa Ligës, që do të zhvillohet nesër në qytetin e Stokholmit të Suedisë. Përmes një komunikate, UEFA ka thënë se nuk ka informacione nga shërbimet inteligjence që sugjerojnë se finalja e Europa Ligës mund të jetë objektiv i sulmeve pas incidentit të së hënës mbrëma në Manchester.



