Putin i jep nënshtetësinë ruse Edward Snowden

Putin i jep nënshtetësinë ruse Edward Snowden

Presidenti  Vladimir Putin i ka dhënë nënshtetësinë ruse ish-punonjësit të NSA-së amerikane Edward Snowden, refugjat në Rusi që nga viti 2013 pasi u largua nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas mediave të huaja emri i Edward Snowden figuron krahas dhjetëra të tjerëve në dekretin e publikuar këtë të hënë në faqen e internetit të qeverisë ruse. 

Edward Snowden kërkohet nga Shtetet e Bashkuara për publikimin e dhjetëra mijëra dokumenteve për programet e fshehta të qeverisë për grumbullim të dhënash brenda vendit.

Më 21 qershor 2013, Departamenti i Drejtësisë në SHBA hapi akuza kundër Snowden-it për dy akuza për shkelje të  Aktit të spiunazhit të  vitit 1917 dhe vjedhje të pronës qeveritare, pas së cilës Departamenti i Shteti i hoqi dhe pasaportën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy