Agjencia e motit e Kombeve të Bashkuara thotë se oqeanografët kanë konfirmuar matjen e dallgës më të lartë deri tani, që kishte arritur nivelin prej 19 metrave mbi sipërfaqen e ujit në Atlantikun Verior.
Ky lajm nga Organizata Meteorologjike Botërore (WMO) u bë pasi shkencëtarët i kaluan më se 3.5 vjet duke i analizuar të dhënat nga një pajisje lundruese automatike, në një pjesë të largët të Atlantikut Verior, ndërmjet Britanisë dhe Islandës.
Organizata tha se vala rekorde 19 metëra më e gjatë se një ndërtesë 6 katëshe, ishte matur më 4 shkurt të vitit 2013 pas një fronti tejet të ftohtë e të fuqishëm, që prodhon erëra, me shpejtësi deri në 81 kilometra në orë.
Rekordi i deritashëm ishte 18.3 metra dhe ishte matur në dhjetor të vitit 2007, po ashtu, në Atlantikun Verior. Sipas WMO-së, lartësia e valës është e definuar si distancë nga kulmi i një vale e deri te pika më e ulët e valës tjetër.



