
254 qytetarë janë gjobitur nga policia pasi qarkullonin pa maskën mbrojtësë, kusht për parandalimin e përhapjes së Covid.
Gjatë kontrolleve nga policia në 24 orët e fundit, 254 shtetas janë ndëshkuar me masën administrative prej 3 mijë lekësh.
Pesë nga këta qytetarë kanë refuzuar të tregojnë mjetin identifikues dhe janë shoqëruar për në komisariat, ku më pas janë gjobitur me masën administrative të parashikuar për shkeljen.
Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.



