Meka: Inflacioni i shkaktuar nga oferta dhe jo kërkesa, qeveria stoike për të mos ndryshuar asnjë politikë fiskale

Meka: Inflacioni i shkaktuar nga oferta dhe jo kërkesa, qeveria stoike për të mos ndryshuar asnjë politikë fiskale

Eksperti i ekonomisë Elvin Meka i ftuar në MCN Economy duke folur për inflacionin në rënie në vendet e Eurozonës deklaroi se rritja e çmimeve nga tregtarët bëhet në mënyrë direkt dhe se inflacioni aktual është shkaktuar nga oferta dhe jo kërkesa.

Ai tha se atë që Shqipëria e fitoi me turizëm po e paguan me inflacion, ndërsa shtoi se qeveria tregohet stoike për të mos ndryshuar asnjë politikë fiskale.

Ju e patë që tetori i 2022 kishte brenda jo vetëm efektin e goditjes së një viti më parë të 2021 dhe sigurisht lufta në Ukrainë në fund të shkurtit çka do e shtrinte efektin dhe në muajt e tjerë. Nga ana tjetër ligjet e shtuara gjeopolitike do kishin rendin pararendës por kërkon një efekt akomodues ku operatorët e tregut bëjnë pritë për të rregulluar goditjet më vonë dhe duke pritur një përkeqësim më tej, por dhe për ti bërë ballë një pritshmërie të një dimri të ashpër dhe çmimet u rritën.

Kur ajo u stopua mbeti në një segment të kufizuar dhe një dimër pa kërkesa të shtuara për gaz, naftë, çmimet u akomoduan në përputheje me kërkesën dhe ofertën. Duke vijuar me një dimër për vitin e dytë për fat të mirë jo të egër dhe ashpër pavarësisht luhatjeve që vjen jo vetëm nga lufta në Ukrainë por dhe nga deti i kuq mund të ketë rritur me diçka të vogël por jo të rëndësishme të efektit të transportit dhe sigurisht që zbutja ishte e pritshme e inflacionit.

Duhet pasur parasysh se dhe konsumi në vendet e eurozonës ka pësuar një reflektim dhe shpresojmë që dhe në vijim ky inflacion bazë në vendet e eurozonës të bjerë brenda 2%, çka mund të hapte një dritë jeshile për një korrektim apo ndryshim të politikës monetare.

I pyetur nëse mund të themi se ishte një efekt psikologjik duke dëgjuar se s’ka grurë, energji elektrike etj, Meka tha se këto kanë qenë skenarë përgatitore nga furnizuesit kryesor.

Abuzim nuk ka vetëm në Shqipëri, por sigurisht spekulim ka dhe në botë dhe dihet se kush janë përfituesit. E qartë edhe ky inflacion në kufijtë e 2.8% ka ende vend për ulje, mban ende një spekulim pasi janë kompanitë me peshë që merren me tregim të mallrave që tregohen shumë të shpejtë në rritjen e çmimeve të cilët nuk bëjnë ulje por i rrisin në të dytën e sekondës. Inflacioni preku të gjithë spektrin e jetës. Ndryshimet nuk ishin më shumë në çmimet e ushqimeve sesa në ato të energjisë elektrike. Ky është në inflacion i shkaktuar më shumë nga oferta dhe jo nga kërkesa.

Më tej ai shtoi se banka e Shqipërisë është treguar e kujdesshme të mos krijojë kosto shtesë në ekonominë dhe në 2023 ka pasur ndërhyrje minimale për të mos krijuar kosto shtesë që do i faturoheshin konsumatorit final.

Sigurisht që vihet re dhe në Shqipëri një moderim i inflacionit. Në Shqipëri ka ende punë për të krijuar shifra të besueshme, por inflacionin e nxjerr INSTAT dhe jo banka e Shqipërisë. Ajo që thash mbetet për tu vlerësuar se kostot e transportit gjatë periudhës së covid ishin 5-6 herë më të larta se ato që janë sot, pra këto kosto kanë rënë. Çmimi i mallit po u rrit nuk ulet më. Shqipëria është duke e paguar me inflacion atë që fitoi me turizëm, ndërsa qeveria është duke u treguar stoike për të mos ndryshuar asnjë politikë fiskale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy