Shehu: Në Shpirag ka naftë, por duhet nxjerrë efektiviteti ekonomik. Të mbështetet industria e naftës

Shehu: Në Shpirag ka naftë, por duhet nxjerrë efektiviteti ekonomik. Të mbështetet industria e naftës

Inxhinieri Fatmir Shehu tha në studion e MCN Economy se në Shpirag ka rezerva nafte dhe se kjo gjë është zbuluar tashmë.

Duke vijuar më tej, Shehu bëri me dije se Shqiëria ka 500 milionë tonë rezerva gjeologjike dhe 80 milionë tonë rezerva industriale, por që duhet nxjerrë efektiviteti ekonomik.

Sipas Shehut, industria e naftës duhet mbështetur.

Derisa ky vendburim është i zbuluar, ka naftë. Naftë ka që çke me të. E zbuloi Oxi, një kompani para SHELL. Oxi i shiti aksionet, i bleu Shell. Tani është Shell. Po edhe neve si Albpetrol kemi bërë kërkimet të hershme dhe të freskëta, deri në '90 kemi shpuar pus 5500 metra. Kemi bërë investime. Jemi të ekranizuar nga informacionet.

Kemi 500 milionë tonë rezerva gjeologjike, kemi rezerva industriale 80 milionë tonë. Ka potencial të madh. Jemi vend shumë naftëmbajtës. Nuk e shikoj atë mbështetje që i japin shtetet e tjera industrisë së naftë. Industria e naftës e mbështet siç duhet ekonominë.

Industria e naftës duhet mbështetur. Me radhë të parë me një institut kërkimi, që të bëjnë kërkime vetë shqiptarët, e kemi pasur dhe e kemi prishur.  Kemi 500 milionë m3 gaz.

Kam bërë një parantezë dhe kam thënë që duhet përshpejtuar dhënia e përgjigjes, është ekonomike apo jo? Sa rezerva ka, sa kërkesa ka tregu?

Po të ishim ne, për 3 vjet do ta vinim në shfrytëzim. Sizmika ka avancuar dhe mund të konfigurosh përmasat, gjerësinë, gjerësinë e kësaj strukture dhe vendos sonda.

 Duhet nxjerrë efektiviteti ekonomik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy