Përplasje mes policisë dhe bandave, 13 të vdekur në qytetin brazilian të Amazonës

Përplasje mes policisë dhe bandave, 13 të vdekur në qytetin brazilian të Amazonës

Trembëdhjetë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e dhunës së bandave në katër ditët e fundit në Porto Velho, kryeqyteti i shtetit Rondonia në Amazonën braziliane, ku anëtarët e bandave janë përleshur me policinë, duke rritur shqetësimin për fuqizimin e grupeve kriminale në zonë.

Tetë persona u vranë në sulmet e bandave kriminale dhe pesë të tjerë humbën jetën në përleshjet me policinë që nga mëngjesi i së martës, sipas departamentit të sigurisë në Rondonia.

Kriminelët i vunë flakën 20 autobusëve, shumica e të cilëve u përkisnin shkollave, për të protestuar kundër hakmarrjes së policisë.

Sulmet i shtynë autoritetet të kufizojnë orarin e funksionimit të transportit publik dhe të caktojnë shoqërime policore në autobusët e qytetit.

Kriza bëri që qeveria federale të dërgonte trupa të forcave kombëtare të sigurisë publike në Rondonia për të ndihmuar policinë e shtetit të frenonte valën e dhunës për të paktën 90 ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy