Operacioni “Bregdeti ynë”, Çuçi: Kemi shembur mbi 130 ndërtime pa leje!

Operacioni “Bregdeti ynë”, Çuçi: Kemi shembur mbi 130 ndërtime pa leje!

Mbi 130 ndërtime pa leje janë shembur përgjatë vijës bregdetare të vendit tonë në kuadër të aksionit “Bregdeti ynë”. Ky bilanc është bërë i ditur nga Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ndërsa Policia e Shtetit prej disa ditësh ka dalë në terren për kontrollin e stacioneve të plazhit për të evidentuar hapësirat e zaptuara.

Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë”, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil shembi mbi 130 ndërtime pa leje, si dhe vendosi rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte. Dhjetra persona janë arrestuar e të tjerë po ndiqen penalisht. Nuk ka mbaruar këtu gjithçka e as nuk do ta ndalim punën për çlirimin e bregdetit nga zaptuesit. Prej tre ditësh Policia e Shtetit në vijim të këtij operacion po kryen kontrolle për të evidentuar edhe ato subjekte që në mënyrë të paligjshme po shfrytëzojnë hapësirat e plazheve. Kemi detyrimin të mbrojmë këtë pasuri tonën të përbashkët dhe të çojmë para drejtësisë shkelësit e ligjit. Pas bregdetit, IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojnë punën për pastrimin e territorit nga ndërtimet pa leje edhe në zona të tjera të vendit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush”, shprehet ministri Çuçi.

Operacioni “Bregdeti Ynë” nisi në fillim të muajit qershor duke shembur fillimisht ndërtimet pa leje, për të vijuar tashmë me ndëshkimin e personave që shfrytëzojnë pa leje zonat e plazhit publik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy