Tre sekondat e aksidentit në “Astir”, “FactCheck” zbardh ekskluzivisht dëshminë e shoferit

Tre sekondat e aksidentit në “Astir”, “FactCheck” zbardh ekskluzivisht dëshminë e shoferit

Kalimi i rrugës përmes ku qytetarët dalin nga njëra anë në tjetrën, jo gjithmonë arrihet. FactCheck sjell pamjet se si prerja e rrugës së një mjeti në një aks ku kalimi i këmbësorëve është i ndaluar i mori jetën 62-vjeçarit Petraq Galloshi.

Gjithçka ndodh në 3 sekonda ndërsa kalimtarët që kalojnë përmes unazës janë dy, i ndjeri Galloshi i cili nga ana e “Astir” po shkonte drejt fushës së aviacionit dhe qytetari tjetër që nga fusha e aviacionit kalon për në lagjen “Astir”.

Ndërtimi i Unazës së Re ka ndërhyrë në përditshmërinë e banorëve duke mos lejuar më aty një rrugë kalimi.

Ky aks ka një mbikalim që ndodhen jo më shumë se 350 m larg vendit që ende përdoret si rrugë edhe pse rreziku është maksimal dhe me jetë të humbura.

Sipas dosjes së siguruar nga FactCheck shoferi i makinës shtetasi P. Marku që u përfshi në aksident rezulton me dokumentacion të rregullt, nuk kishte përdorur alkool apo lëndë narkotike dhe nuk është larguar nga vendi i ngjarjes.

Para hetuesve ai ka deklaruar:  

Po qarkulloja me mjetin tip Benz me targë 731 ID në rrugën nga rruga ‘Teodor Keko’ drejt Unazës së re Perëndimore, tek ish-Karburanti dhe sapo dola nga nënkalimi në drejt të sheshit ‘Shqiponja’ nga ana e majtë me trafikandarësen më doli një person me vrap duke më prerë rrugën, kjo është një rrugë për mjetet dhe këmbësorët s’duhet të kalojnë aty, skam qenë duke ecur me shpejtësi por ai doli në mënyrë të papritur”.

Ky deklarim i shoferit i cili duke edhe në pamje që ndalon dhe shkon pranë viktimës është tashmë i dokumentuar dhe ka bindur hetuesit ta procedojnë atë në gjendje të lirë.

Por si paraqitet situate në këtë aks, ka apo jo mbikalim, si kalohet rruga edhe pas aksidentit me bilancin e rëndë?

Kamera e FactCheck ka bërë një vëzhgim në terren. Siç shihni sinjalistika e parë dhe më e rëndësishme ajo e ndalimit të kalimit të rrugës ekziston.

Po ashtu aty nuk ka vija të bardha që lejojnë kalimin. Ka barriera kufizuese dhe ka sinjalistikë si në tabela vertikale dhe horizontale.

E teksa vëzhgimi ynë solli praninë e të moshuarve që kalonin sërish rrugën sikur asgjë të mos kish ndodhur, nuk mungoi një rast kur i moshuari edhe pse përshkroi gjysmën e saj u tërhoq duke u kthyer pas.

Situata u rëndua kur dy vajza të reja jo më shumë se 12 apo 15 vjeçe në normalitetin e tyre dhe duke buzëqeshur ndaj rrezikut kaluan një anë të rrugës dhe për disa minuta qëndruan mes bordurave ndarëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy