Një proces hetimor dhe gjyqësor është duke u zhvilluar në gjykatën e Fierit ndaj Luiz Ejllit, fituesit të BigBrother Vip. Sipas dokumentave ai është i dyshuar për falsifikim intelektual kur punonte si noter. Lidhur me këtë, gazetari Eni Ferhati u shpreh se në Shqipëri me dashje pa dashje personazhet e njohura shpesh përdoren në disa raste nga kontingjenti kriminal. Ai tha se veprimet apo mosveprimet e Luiz Ejllit sipas dosjes hetimore tregojnë se janë bërë me vetëdije të plotë dhe se së shpejti mund të kemi një vendim. “Në fakt sfida më e madhe për drejtësinë do të jetë nëse ka vend për përgjegjësi penale të dënojnë njeriun më të famshëm për këtë vit. Luiz Ejlli ka popullaritetin në Shqipëri këtë vit më të madhe se dhe vetë kryeministri i vendit. Mos të harrojmë se u përdor dhe për fushatën, ai ishte një demokrat i vetëdeklaruar dhe kur u shpall fitimtar kaloi nga pala tjetër. Ndërsa sa i përket çështjes, nga dosja hetimore që keni siguruar është rikthyer në vëmendje një problem që është licenca e noterit. Është folur për aktivitetin e tij në këtë drejtim, kam parë dhe dëgjuar ish kolegë të Luizit dhe problemet e tij financiare dhe për shkak të tyre ai ishte i detyruar ta mbyllte aktivitetin dhe ti nënshtrohej penalitetin lidhur me noterin. Patjetër që është përgjegjësi penale falsifikimi. Nga ajo dosje që keni siguruar, Luzi Ejlli me dashje pa dashje është bërë pjesë e një tentative për të pastruar para të paligjshme dhe me manovrat që kanë kryer lidhur me disa deklarata noteriale ai ka bërë që ky shtetas të pastronte dhe justifikonte pasurinë”. Në vijim ai shtoi se rrethana e bashkëpunimit, është një rrethanë rëmduese në këtë rast, megjithatë mos të harrojmë se çfarë provash të tjera do paraqesë prokuroria e Fierit tashmë e cila ka shkuar për gjykim, çka do të thotë se shumë shpejt mund të kemi një vendim nëse mbrojtja e tij ka përgatitur konkluzione përfundimtare. “Megjithatë veprimet apo mosveprimet e Luiz Ejllit sipas dosjes hetimore tregojnë se janë bërë me vetëdije të plotë. E para nuk e dimë nëse Luizi dhe Abdyrrahmani kanë ndonjë lidhje mes tyre, por kam përshtypjen se e kanë bërë kundrejt përfitimit material, tani nuk jemi në këto kushte sepse ai ka përfituar shuma të mëdha dhe është bërë një këngëtar i madh duke mbajtur dhe koncerte. Na duhet të presim sepse ai mund të shpallet dhe i pafajshëm. Drejtësia duhet të jetë e ftohtë qoftë dhe në këtë rast që kemi të bëjmë me personin më popullor të paktën për këtë vit. Luiz Ejlli nuk ka pasur probleme me ligjin më parë, por drejtësia duhet të jetë e ftohtë”.



