Sulm me gaz helmues në Siri, mes viktimave edhe fëmijë

Sulm me gaz helmues në Siri, mes viktimave edhe fëmijë

Në një sulm ajror me gaz helmues në veriperëndim të Sirisë kanë ndërruar jetë të paktën 70 civilë. Ekspertë të OKB-së akuzojnë qeverinë siriane për sulmin. Rusia mohon çdo përfshirje.

Njoftimi erdhi nga Qendra Vëzhguese Siriane për të Drejtat e Njeriut. Sipas saj në mesin e 70 viktimave me gaz helmues në Siri janë edhe 11 fëmijë. Të paktën 160 të tjerë janë plagosur rëndë, shumë vetë kanë pasur vështirësi me rrugët e frymëmarrjes. Gazi helmues duket është përdorur në provincën e Idlibit, në qytetin Çan Sheiçun të martën në mëngjes.

Mjekët bëjnë të ditur, se ka pasur mjaft raste të vjellash dhe humbje ndjenjash. Aktivistët e Qendrës Siriane kanë treguar foto ku shihen burra me shkumë në gojë dhe forcat e shpëtimit të "Helmetave të Bardha Siriane", të cilët përpiqen të lajnë me ujë të plagosurit. Idlibi kontrollohet gjerësisht nga aleanca e rebelëve, një degë e Frontit të Al-Kaidas dhe Al-Nusras. Grupi njihet tani me emrin Fateh al-Sham.

Rusia mohon çdo lidhje me sulmin

Sipas të dhënave të Qendrës Vëzhguese Siriane është vështirë të verifikohet, nëse sulmi është kryer nga avionë sirianë apo rusë. Kjo organizatë është e afërt me rebelët dhe bazohet në të dhëna informantësh për publikimet e saj.

Rusia ndërkohë hodhi poshtë kategorikisht të martën çdo lloj përgjegjësie në lidhje me sulmin me gaz helmues në Siri. Ministria e Brendshme në Moskë është shprehur, se aviacioni luftarak rus nuk ka kryer sulme me bomba në rajonin përreth qytetit Çna Sheiçun. / DW / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy