Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka vënë në dukje rastet e sulmeve kibernetike kundër infrastrukturës së rëndësishme strategjike të vendit, të kryera me qëllim destabilizimin e situatës.
Sulmet kibernetike janë në rritje në mbarë botën kjo mund të mos jetë aq tipike për ne, por megjithatë ka fakte.
Deklarata e Lukashenko, cituar nga Tass, u bë në një takim mbi sigurinë kibernetike.
Sipas tij, këto sulme kanë në shënjestër para së gjithash objekte me rëndësi strategjike, agjenci qeveritare, ndërmarrje të ndryshme dhe sistemin bankar.
Kjo do të thotë se synojnë infrastrukturën jetike të çdo shteti, përfshirë edhe tonën. Ky është një element i luftës hibride, një element shumë i rrezikshëm.
Qëllimi është që të shkaktohet dëmi maksimal në ekonomi dhe të destabilizohet shoqëria. Kjo është e vërtetë jo vetëm për Bjellorusinë, por për çdo vend të zgjedhur për sulm.



