Dita e Rusisë/ Putin: Krenar për historinë dhe traditën, kam besim tek e ardhmja

Dita e Rusisë/ Putin: Krenar për historinë dhe traditën, kam besim tek e ardhmja

Me rastin e Ditës së Rusisë, Presidenti Vladimir Putin bën thirrje për unitet kombëtar në mes të ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.

Dua të uroj të gjithë qytetarët me rastin e Ditës së Rusisë, një ditë feste kushtuar vendit tonë. Jam krenar për historinë e saj dhe kam besim në të ardhmen e saj.

Është e rëndësishme për vendin, për shoqërinë tonë, që njerëzit të qëndrojnë të bashkuar.

fjalën e tij, Putin iu referua vlerave tradicionale të Rusisë, duke përsëritur rëndësinë e bazës shpirtërore të përfaqësuar nga trashëgimia e gjeneratave të mëparshme.

Ne e dimë se çfarë force ka kjo traditë shekullore, këto vlera etike, këto themele shpirtërore

Dita e Rusisë festohet çdo vit më 12 qershor. Në këtë ditë të vitit 1990, Kongresi i parë i Deputetëve Popullorë të miratoi Deklaratën për Sovranitetin Shtetëror të Rusisë, e cila afirmoi mundësi të barabarta ligjore për të gjithë qytetarët, partitë politike dhe organizatat publike, parimin e ndarjes së pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor; nevojën për një zgjerim të konsiderueshëm të të drejtave të republikave autonome, rajoneve, rretheve dhe territoreve të republikës.

Që nga viti 1991, 12 qershori është bërë një ditë pushimi, dhe që nga viti 1992 një festë publike. Emri “Dita e Rusisë” është zyrtarizuar që nga viti 2002, kur hyri në fuqi Kodi i ri i Punës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy