
Aktori që interpretoi personazhin e Hulkut, Mark Ruffalo, ka reaguar ndaj komenteve të Boris Johnson, i cili e krahasoi daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja me superheroin e gjelbër.
Në një intervistë për “Mail” kryeministri britanik u shpreh se Hulku "gjithmonë shpëtonte, pavarësisht sa i lidhur ishte".
Por ylli i Hollivudit, Ruffalo tha se në fakt Hulku "lufton vetëm për të mirën e të gjithëve".
Në intervistë, Boris Johnson thotë se është i gatshëm të injorojë votën në Parlamentit, e cila e urdhëron atë të vonojë largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.
"Sa më shumë zemërohet Hulku, aq më i fortë bëhet", tha ai.
Me një postim në twitter, aktori amerikan, i cili e interpretoi personazhin e Hulkut për 12 vjet, i kujton kryeministrit se personazhi "funksionon më mirë kur është në unitet me një ekip".
Njerëzit kanë reaguar në rrjetet sociale me postime të ndryshme.



