Uganda, një milion prezervativë të dëmtuar

Uganda, një milion prezervativë të dëmtuar

Një shoqatë bamirëse, “Marie Stopes”, thotë se ka bërë thirrje për tërheqjen e më shumë se një milion prezervativëve të shpërndarë në Uganda pas shqetësimeve për përdorimin e tyre të sigurt.

Sipas testeve, produketet e markës “Life Guard” prodhuar në Indi përmbajnë vrima ose rrezikojnë të shpërthejnë, tha Autoriteti Kombëtar i Barnave të Ugandës.

“Marie Stopes” ofron shërbime të kontracepsionit dhe planifikimit të familjes në më shumë se 35 vende.

Gati 6% e të rriturve në Uganda jetojnë me HIV, thonë KB. Hulumtime të tjera sugjerojnë se vetëm 11% e shtatzënive në vend janë të planifikuara.

“Marie Stopes” dërgon rreth dy milionë prezervativëve në Uganda çdo muaj.

"Kjo është hera e parë që një nga programet e vendit ka një problem të tillë", shprehet ajo.

Thirrja u bë pasi dy pako të prezervativëve të “Life Guard” nuk i kaluan "testet e cilësisë".

Marie Stopes tha që ishte duke punuar me NDA për të "hetuar me urgjencë atë që ndodhi me këto tufa dhe për të siguruar që produktet tona të vazhdojnë të plotësojnë standardin e lartë të cilësisë". /BBC/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy